Shtyhet gjyqi ndaj Tahirit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shqipëria

Shtyhet gjyqi ndaj Tahirit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:35
Saimir Tahiri

Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën e Elbasanit.

Ka qenë avokati mbrojtës i ish-ministrit ai i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Në argumentin e dhënë në gjykatë Maks Haxhia e ka argumentuar mungesën për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës mbahet më datën 10 mars.

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga GJKKO me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo do të pranohet nga gjykata atëherë Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.

Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të kultivimit të kanabisit në vend gajtë drejtimit të tij të Ministrisë së Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat