Zhduket pa gjurmë 76-vjeçari/ Jetonte i vetëm në banesën e tij, policia nis kërkimet

Shqipëria

Zhduket pa gjurmë 76-vjeçari/ Jetonte i vetëm në banesën e tij, policia nis kërkimet

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një 76 -vjeçar nga Devolli është larguar nga banesa një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Kallëzimi është kryer në komisariatin e Devollit, nga një i afërm i tij.

“Më datë 24.02.2023, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasi K. S., 66 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa ku jetonte i vetëm, një i afërm i tij, 76 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat