COVID/ Regjistrohen 11 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete!

Shqipëria

COVID/ Regjistrohen 11 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se nga 492 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar të infektuar 11 qytetarë, janë shëruar 5 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 492 testime,  ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.

Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               11

Të shëruar në 24 orë            5

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       492

Testime totale                   2,040,176

Raste pozitive                      333,501

Raste të shëruara                  329,756

Raste Aktive                             147

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      120

Fier                           7

Vlorë                         4

Shkodër.                    4

Berat.                        3

Lezhë.                       3

Durrës.                      3

Korçë.                        2

Kukës.                     1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat