Berisha nisi protestën pa Metën, Çupi: Kreu i PL-së ndodhet në dilema të mëdha

Shqipëria

Berisha nisi protestën pa Metën, Çupi: Kreu i PL-së ndodhet në dilema të mëdha

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:16
Foto nga vendngjarja

Në një bisedë të drejtpërdrejtë, analisti Frrok Çupi komentoi edhe marrëdhëniet mes Ilir Metës e Sali Berishës, të dy aleatë në opozitë.

“Meta ndodhet në dilema shumë të mëdha. Është i thërritur thuajse i pandehur në gjykatë.

Është një parti e përjashtuar nga morali i kombit. Por ka një problem të fundit, që pret të shpallet non grata nga SHBA.

Në këto dilema, një herë i afrohet një herë i largohet Berishës. Ilir Meta nëse mbetet i gjallë politikisht, po tenton që para datës së zgjedhjeve të mund të marrë aq pjesë sa mund të marrë nga partia e berishës. Ose në fund mund të themi nuk ka Berishë pa Metë dha anasjelltas.” -u shpreh Çupi.abc

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat