Xhama të thyer, pamjet nga shpërthimi në Vaun e Dejës

Shqipëria

Xhama të thyer, pamjet nga shpërthimi në Vaun e Dejës

Më: 5 mars 2023 Në ora: 10:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e Bushatit në Vaun e Dejës janë zgjuar të tronditur nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv në oborrin zyrave të OSHEE-së.

ABC News ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihen xhama të thyer dhe një kondicioner që kanë përfunduar në tokë si pasojë e shpërthimit.

Policia në njoftimin zyrtar tha se janë dëmtuar dy automjete, që ishin të parkuara në oborr, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat