Sekuestrohen 220 kg kokainë, arrestohet shqiptari

Shqipëria

Sekuestrohen 220 kg kokainë, arrestohet shqiptari

Më: 7 mars 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një ngarkesë prej 220 kg kokainë është sekuestruar dje gjatë një operacioni të Guardia di Finanza dhe agjentëve të policisë rrugore të Veronës në Itali.

Droga po transportohej me një furgon që sipas mediave italiane drejtohej nga një shqiptar, 37 vjeçar, i arrestuar për akuzën e trafikut të drogës.

Shpejtësia jo e zakontë me të cilën po lëvizte furgoni në autostradën A4 në territorin e Veronës nxiti Guardia di Financa të kryejë një verifikim të targës. Nga verifikimi rezultoi se edhe më herët kishte pasur sinjalizim se mjeti mund të përdorej për transport droge.

Ndalimi i furgonit u bë në afërsi të daljes së autostradës më 6 mars 2023.

Gjatë kontrollit u zbuluan 200 pako, me peshë totale 220 kg, kokainë e pastër. Nëse droga do të hidhej në treg, vlera e fitimit do të arrinte në 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat