Si u hodh në erë dyqani në Kamëz, sulmi i dytë me tritol për ish presidentin e klubit sportiv. Biznesi në pronësi të djalit të Naim Qarrit

Shqipëria

Si u hodh në erë dyqani në Kamëz, sulmi i dytë me tritol për ish presidentin e klubit sportiv. Biznesi në pronësi të djalit të Naim Qarrit

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri, në rrugën ‘Demokracia’.

Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 të së djeshmes ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha materiale. Marketit të cilit iu vu 50 deri në 100 gramë lëndë plasëse ishte në pronësi të Arbi Qarrit, të birit të Naim Qarrit, ende nuk dihen rrethanat. Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes.

Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi. Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe përpos pamjeve filmike, mësohet se është bërë e mundur të merren edhe një sërë dëshmish. Përpos familjarëve, të cilët thanë se nuk kishin probleme me askënd, Policia ka rihapur edhe dosjen e ngjarjes së ndodhur 6 vite më parë në të njëjtin vend dhe thuajse me të njëjtin mekanizëm.

Priten ekspertimet e pamjeve filmike, po ashtu edhe janë kërkuar pamje nga kamera të tjera për të parë itinerarin nga ka lëvizur autori. Kujtojmë se Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht asokohe nuk kishte persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamzë. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas Policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat