Më shumë 45 mijë ton karburant kontrabandë brenda 5 muajsh, reagon Konfindustria dhe bën thirrjen urgjente

Shqipëria

Më shumë 45 mijë ton karburant kontrabandë brenda 5 muajsh, reagon Konfindustria dhe bën thirrjen urgjente

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Konfindustria ka kërkuar marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vendin tonë.

Në deklaratën e saj, ajo thekson se vetëm në 5 muaj janë sekuestruan mbi 45 mijë ton karburant kontrabandë në anije tregtare në Portin e Porto Romanos në Durrës.

“Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro. Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se nafta është kapur pas sinjalizimeve ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. dhe fitimi real në këto raste është shumë herë më i lartë.

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend.

Konfindustria vlerëson, se mbështetur vetëm në të dhënat e bëra mediatike të institucioneve shtetërore, në një periudhë 4-5 mujore janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregtare në Portin e Porto Romanos/Durrës. Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro. Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro. Sa më sipër, vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e shkallës së lartë të taksimit të karburanteve në Shqipëri si dhe subjektivizmit dhe korrupsionit të agjencive përgjegjëse shtetërore.

Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjensive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se cmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e cmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që cmimet e krahësimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfshihet kontrabanda e anije transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj.

Sasia e vërtetë e kontrabandës së karburanteve në Shqipëri është mjaft e lartë. Krahësimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë tregon, se vlera e kontrabandës mund të shkojë mbi 300 milion euro/vit.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përvec dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe crregullime të rënda të konkurencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat