U dëmtua nga tërmeti/ Protestë në Durrës, prindërit dhe nxënësit kërkojnë rikonstruksionin e shkollës

Shqipëria

U dëmtua nga tërmeti/ Protestë në Durrës, prindërit dhe nxënësit kërkojnë rikonstruksionin e shkollës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori”, në Durrës, protestuan sot për mbylljen e shkollës, e cila prej tërmetit të 26 nëntorit nuk është më funksionale.

Për pasojë, nxënësit e zhvillojnë mësimin pasdite në shkolla të tjera, gjë që ka sjellë jo pak vështirësi për ta.

Në aspektin teknik nëse shkolla do rindërtohet, bashkia s’ka vendim, kjo ka sjellë kosto për ne, për kohën që shkojmë në shkollë dhe rënien në mësime.

Ne kemi lënë mësimin se duam që shkolla jonë të rregullohet”, thonë nxënësit.

Prindërit thonë se e kanë të vështirë t’i sjellin fëmijët në këtë orar, pasi janë në punë.

“Na sorollatin sa andej këtëj, ka 4 vite, duam të drejtën e fëmijëve tanë.

Ma thoni si do mësojnë këta fëmijë kur në 18 e 30 vijnë në shtëpi, kur do mësojnë se ne jemi dhe në punë”, shprehen prindërit.

Shkolla “14 Nëntori” ishte rikonstruktuar pak kohë para tërmetit të 26 nëntorit. Nga lëkundjet e fuqishme ajo pësoi dëme të mëdha, duke u bërë e pasigurt. Sot ka kaluar më shumë se tre vjet nga tërmeti dhe shkolla ndodhet në të njëjtën gjendje.

Megjithatë institucionet shprehen se punimet për rikontrusktimin e saj pritet te fillojne ne muajin prill 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat