14 maji’ në dorë të Celibashit, deputeti i PD: S’është çmendur të mos na regjistrojë, të respektojë ligjin!

Shqipëria

14 maji’ në dorë të Celibashit, deputeti i PD: S’është çmendur të mos na regjistrojë, të respektojë ligjin!

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:31
Ilirjan Celibashi

Ilirjan Celibashi pritet të vendosë nesër nëse do ta regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar apo jo kërkesën e grupit të Alibeajt, edhe pse këta të fundit nuk e kanë sjellë letrën me firmën e Lulzim Bashës. Për deputetin demokrat Lefter Gështenja do të ishte çmenduri nëse PD nuk do të regjistrohej. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj ai akuzoi Celibashin se po bën politikë.

“Asnjëherë nuk e kam besuar që Celibashi do ta lërë Partinë Demokratike pa regjistruar. Ende nuk e kam kuptuar bazën ligjore se pse nuk duhej regjistruar Partia Demokratike. Si mundet një kryetar i KQZ të bëjë analistin, duke folur me gjuhë perceptimi. Nuk i lejohet një drejtuesi të një institucioni të pavarur. Ai duhet të respektojë vetëm ligjin. Bëjnë lojëra dhe makinacione që nuk i shërbejnë një institcuioni si KQZ. Unë jam i bindur që kjo i shërben Edi Ramës. Ai ka qenë ministër i Ramës por duhet të respektojë ligjin. Unë jam i bindur që nesër PD do të regjistrohet në zgjedhje. Dhe nuk mendoj që Celibashi të jetë çmendur dhe të mos e bëjë një gjë të tillë”, tha Gështenja.

Ai mori edhe një shembull që sipas tij e bën edhe më absurd vendimin e Komisionerit Celibashit.

“Ai po të dojë të ikë nga ai vend dhe të bëjë analistin, të bëjë gazetarin, të bëjë çtë dojë.  Na thotë që duhet ta firmosë kryetari i Partisë. Po ja të marr një shembull. Larg qoftë vdiq kryetari në detyrë, kjo parti politike nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Ky zotëria i shërben Edi Ramës dhe vetëm kaq”, tha Gështenja, i cili nënvizoi gjithashtu se janë të gjitha shanset që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet dhe demokratët të dalin të bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat