“Kryeministri sot u mposht”/ Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës

Shqipëria

“Kryeministri sot u mposht”/ Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 21:46
Spartak Ngjela

"Gjithçka po ecën drejt Shqipërisë si shtet i të gjithë shqiptarëve.

Kjo do të jetë historia e shpejtë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Një nga arsyet e shpopullimit të Shqipërisë kanë qenë rrogat qesharake të aplikuara në Shqipëri.

Sigurisht që kjo ka qenë një skemë e pushtuesve të territoreve shqiptare, por kryeministri shqiptar sot, me shpirt nëpër dhëmbë, e pranoi rritjen e pagave. Dhe skema e Beogradit, Athinës dhe Moskës për pagat e ulëta në Shqipëri, pësoi goditjen historike.

Tani duhet kujdes për lartësimin e rrogave deri në nivelet e Perëndimit, dhe kryeministri  duhet mbajtur nën kontrollin e Uashingtonit, Londrës dhe Berlinit.

Në të vërtetë kjo, rritja e pagave duhej të ishte rruga e domosdoshme për rikrijimin e Shqipërisë me mirëqenie të barabartë me Evropën Perëndimore. Kjo e ndalon emigracionin masiv, sigurisht.

Të shohim se sa do të vendoset me ligj rroga minimale në Shqipëri, e cila, sipas të gjitha studimeve, duhet të jetë 1000 dollarë.

Po e presim...”, shkruan avokati Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat