“Jetime që 5-vjeçe”, Klodiana Lala rrëfen jetën e vështirë të gruas së vrarë mbrëmë

Shqipëria

“Jetime që 5-vjeçe”, Klodiana Lala rrëfen jetën e vështirë të gruas së vrarë mbrëmë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:39
Mimoza Paja

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” historinë prekëse të Mimoza Pajës, 58-vjeçares që u vra mbrëmjen e shkuar në rrugën “Don Bosco”.

Lala tha se gruaja jetonte në një dhomë të vogël pranë lokalit ku humbi jetën dhe se kishte patur një jetë të vështirë. Ajo mbante në shtëpi edhe mbesën 10-vjeçare, pasi e bija ishte divorcuar dhe kishte nisur një jetë të re.

“Mimoza Paja jetonte në një dhomë të vogël vetëm 10 metër nga lokali. Djali i saj punonte kamerier në një lokal në Ministrinë e Bujqësisë, që në moshën 5-vjeçare kishte mbetur jetime.

Në vitin e parë të martesës humbi vëllain dhe më pas edhe bashkëshortin. Një nga vajzat divorcohet dhe pasi martohet sërish vajzën e vogël e lë me të ëmën”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat