Regjistrimi i PD-së/ Sefa del me akuza ndaj kreut të KQZ-së

Shqipëria

Regjistrimi i PD-së/ Sefa del me akuza ndaj kreut të KQZ-së

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:46
Indrit Sefa

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka akuzuar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin për shpërdorim detyre lidhur me regjistrimin e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Sefa tha se Celibashi ka mbajtur perceptime personale përsa i përket deklaratës për Sali Berishën si kryetar të PD-së. Gjithashtu Sefa ka dhënë shpjegime se pse PD-ja e Enkelejd Alibeajt nuk dorëzon dokumente shtesë siç i kërkon KQZ-ja.

Indrit Sefa: Po të shihni me vëmendje vendimarrjen e komisionerit, tek kërkuesi gabon në mënyrën e referimit. Kërkues nuk është Indrit Sefa, por PD. E cila ka autorizuar Indrit Sefën si përfaqësues ligjor për të kërkuar regjistrimin e PD-së. Që në momentin e parë, siç u duk dhe në seancën publike, komisioneri mbajti qëndrime personale që nuk i kanë hije. Perceptimet personale duhet t’i mbajë jashtë dhe duhet t’i referohet ligjit. Nuk i lejohet komisionerit të mbajë perceptime. Komisioneri, perceptimet politike ishin të qarta. Sot jemi në një fazë ku komisioneri, edhe pas vendimit të KAS, rezulton që në orën 10:00 të datës 11 mars ishte afati i fundit. Unë në orën 09:00, kam dorëzuar një letër ku i bëj me dije se nuk do dorëzojmë asnjë dokument shtesë. Ai nuk ka asnjë bazë ligjore.

Ajo është një deklaratë që bëhet nga kryetari i partisë politike, dhe jo nga një person i vetëm. Në emër të pozicionit. Po të jetë si individ. Po të ishte zbatuar ligji, Edi Rama do ishte në burg. Anëtarët e partisë së tij, janë kapur duke vjedhur.

Interpretimi i ligjit është i qartë. Ajo deklaratë nuk i jepet çdo kandidati në parti. Ligjërisht, i regjistruar në regjistër, për arsye se nuk mund të regjistrohet dorëheqja, sot drejtues i PD-së është Enkelejd Alibeaj. Në regjistrin e partive politike është emri i Lulzim Bashës.

Komisioneri ka marrë rol aktiv. Veprimet e komisionerit, edhe sot tregojnë se është në shkelje të detyrës. Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar në orën 10:00 në datën 11 mars.

Pyetje: Pse nuk sillni dokumente shtesë?

Indrit Sefa: Ligji është i qartë, që një kompetencë që e ka në bazë të funksionit që ka si kryetar partie, mund të delegohet. Ai është një detyrim ligjor që mund të delegohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat