Masakra e ‘Don Boskos’, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo s'është ngjarja e fundit

Shqipëria

Masakra e ‘Don Boskos’, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo s'është ngjarja e fundit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:48
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajëmruar një tjetër ngjarje që do të pasojë masakrën e ndodhur brenda lokalit në Don Bosko.

Në fjalën e tij mbrëmjen e sotme gjatë emisionit "Të paekspozuarit", Artan Hoxha tha se njëra nga palët mori 8 muaj kohë për t'u riorganizuar, e për të dhënë goditjen e djeshme, që morën një jetë të pafajshme. 

"Shkruan OPGJ në vendin e ngjarjes dhe panë kamera në mure, nuk kishte DVR, nuk ishte memorja. Çfarë ka ndodhur? E thamë që mos i hiqni kamerat, lërini të jenë që të kemi çfarë të marrim. Lokali i kishte por Policia i kishte para 2 javësh. Ata nuk ruhen nga Policia, por për t'i ruajtur nga kundërshtari. Ata duke ruajtur njëri-tjetrin, shpëtojnë dhe të pafajshmit.

Në një situatë të tillë, në një gjendje të tillë, a është kjo ngjarja e fundit? Jo, do kesh tjetër prapa kësaj. Kjo është thjesht guri kilometrik i radhës. Kishte 8 muaj paqe, u riorganizua njëra palë, tani vazhdojnë. Sheh njëri të arrestuar? Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe situatë, duhen parandaluar, se po nuk u parandaluan...,"-tha Hoxha në fjalën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat