20-vjeçari i gjobitur 5 herë, Qato: Shkeljet nuk kanë qenë për heqjen e patentës

Shqipëria

20-vjeçari i gjobitur 5 herë, Qato: Shkeljet nuk kanë qenë për heqjen e patentës

Më: 14 mars 2023 Në ora: 00:42
Altin Qato

I ftuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Opinion në Tv Klan ishte drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato. Ai foli për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e 9 Marsit, i cili iu mori jetën 3 të rinjve, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjereve, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Qaton nëse ekziston mundësia ligjërisht që një personi i cili është gjobitur 5 herë, si në rastin e 20-vjeçarit, t’i hiqet patenta.

Blendi Fevziu: Personi që po drejtonte mjetin ishte gjobitur 5 herë, sipas të dhënave të publikuara në shtyp nga Policia e Shtetit. Kur gjobitesh 5 herë, nuk iu lejon ju ligji që t’i merret patenta ose t’i hiqet?

Altin Qato: Kjo varet nga shkeljet, sepse Kodi Rrugor i ka të përcaktuara shkeljet e normave të përdorimit të rrugës dhe për çdo shkelje ka përcaktimet për masën administrative, qoftë në vlerë financiare ose masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit, heqje të pikës për lejen e drejtimit. Shkeljet që është konstatuar, nuk kanë qenë shkeljet të cilat na i lejojnë ne si polici për heqjen e lejes së drejtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat