Sherr në një lokal në Tiranë, qëllohen me mjete prerëse dy persona

Shqipëria

Sherr në një lokal në Tiranë, qëllohen me mjete prerëse dy persona

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një lokal në Tiranë. Policia bën me dije se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.

Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat