“Ka dashur të qëllojë dhe djalin”- Ish e fejuara e Dan Hutrës rrëfen dinamikën e krimit: Vrau motrën e kunatën në oborr!

Shqipëria

“Ka dashur të qëllojë dhe djalin”- Ish e fejuara e Dan Hutrës rrëfen dinamikën e krimit: Vrau motrën e kunatën në oborr!

Më: 14 mars 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Elena Hysa ka rrëfyer nga spitali dinamikën e krimit që tronditi opinionin publik më 1 mars.

Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ka treguar se ish i fejuari i saj, i cili i ekzekutoi motrën dhe nusen e vëllait në oborrin e shtëpisë, dëshironte të vriste edhe djalin e tyre.

Ajo tregoi se kur doli jashtë banesës pa motrën dhe kunatën të vdekur, ndërsa Dan Hutra qëlloi me armë edhe drejt saj.

Në atë moment, e ëma i doli para për ta mbrojtur por tregoi se: “Unë se kam lënë, e kam shtyrë dhe kam dalë unë para saj. Mbaj mend që na ka sharë. Ka thënë fjalë të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin e vogël”.

Elena Hysa tha se djalin e kishte në krahë dhe së bashku me vajzën e motrës, Myrvete Hysa, i dërgoi në dhomën e gjumit.

Ajo u shpreh se 40-vjeçari e kishte qëlluar me thikë në faqe dhe para se të largohej u ka thënë “do ju vras të gjithë”.

“Me thikën e ka pasur me vete. Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë. Ka ardhur pa zhurmë. Ka goditur motrën dhe nusen e vëllain. Ishin në makinë në oborr. Unë kam qenë brenda me djalin. Dola në atë moment dhe shoh nusen e vëllait dhe motrën. Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje, pastaj ato momente ka dalë mami para meje.

Unë se kam lënë, e kam shtyrë dhe kam dalë unë para saj. Mbaj mend që na ka sharë. Ka thënë fjalë të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin e vogël.

E kisha në krahë djalin, e kapa për krahu e dërgova tek dhoma tjetër. Ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ikur me vrap.

Mua më ka qëlluar më thikë sa ka hyrë brenda, në faqe. Tha do ju vras të gjithë dhe ka ikur në atë moment.

Nuk ka kursyer as djalin. Goca e motrës aty ishte, e kam kapur, i kam çuar të dy tek dhoma tjetër. Ai iku pa skenën, pa çdo gjë dhe ka ikur shumë shpejt”, rrëfeu Elena Hysa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat