“Paga minimale, 45.000 lekë”/ Rama: Deri në fund të mandatit, do të rrisim edhe pagën mesatare

Shqipëria

“Paga minimale, 45.000 lekë”/ Rama: Deri në fund të mandatit, do të rrisim edhe pagën mesatare

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e vijoi traditën e pjesëmarrjes në festimet e Ditës të Verës në Elbasan, nga ku tha se kjo ditë sjell një sërë lajmesh të mira për sa i përket rritjes së pagave.

Paga minimale e cila përtej të gjitha programeve elektorale të gjitha përtive pët këtë mandat  dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë”, tha Rama.

Qeveria theksoi kryeministri nuk do të vetëkënaqet vetëm me rritjen e pagës minimale.

Duhet të rrisim edhe të gjitha pagat e tjera  për të pasur pagë mesatare mesatare më të lartë se ajo që kemi sot. E kemi nisur si brima e fundit e kavallit në rajon. Sot me pagën minimale të riparë shkojmë në  një pozicion më të mirë në rajon edhe duke lënë pas disa vende”, u shpreh ai.

Për pensionistët krahas urimit të ditën e verës, kryeministri u tha.

“Jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’ju rishpërndarë pensionistëve një tjetër mbështetje speciale duke shfrytëzuar si burim taksën e jashtëzakonshme të përkohshme për kompanitë e mëdha të energjisë që eksportojnë”.

Në rrjetet sociale kryeministri publikoi këtë grafik për rritjen e pagës minimale krahasuar me 2013twn  dhe  me angazhim për rritje të mëtejshme.

Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën. Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill”.

Kryeministri u dha këtë përgjigje atyre që flasin për një rritje akoma edhe më shumë të pagës minimale.

Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë, jo në dëshirat tona. Asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë”.

Çdo rritje artificial shpjegoi kryeministri  e sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat