KQZ nuk regjistron PD, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet, vendimi politik

Shqipëria

KQZ nuk regjistron PD, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet, vendimi politik

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:33
Indrit Sefa

Indrit Sefa, përfaqësuesi i grupimit Alibeaj reagoi pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se Celibashi shtyu qëllimisht afatet, ndërsa vendimi ishte politik.

“Për më shumë se 8 ditë, komisioneri mban pezulluar kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht.

Komisioneri e mori vendimin për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Vendimmarrja është politike. Komisioneri është produkt i politikës 30 vjeçare. Komisioneri i la vetes 48 orë afat për të plotësuar të metat, ne ia bëmë të qartë se nuk do të kishte plotësim dokumentesh. Ai kishte detyrim të mblidhte në seancë”, tha Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat