Analisti zbulon prapaskenat e forta: Dy faktet që tregojnë se Basha është aktiv në politikë edhe pas dorëheqjes

Shqipëria

Analisti zbulon prapaskenat e forta: Dy faktet që tregojnë se Basha është aktiv në politikë edhe pas dorëheqjes

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:10
Lulzim Basha

Analisti Leonard Karaj thotë se ka dy fakte të cilat provojnë se Lulzim Basha është ende aktiv në politikë, edhe pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Karaj u shpreh se në rrjetet sociale të Bashës, shkruhet se ai është ende kryetar.

Ndër të tjera, Karaj nënvizoi se Basha po takon demokratët në qarqet e vendit.

“Sot, po të hapesh të gjitha rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se është kryetar i Partisë Demorkatike. Ai rezulton kryetar. Kjo është një e dhënë botërisht, e parë në sytë e të gjithëve. Zoti Basha është deputet i PD për qarkun Tiranë. Çdo zoti Basha që shkon dhe takon demokratë në Krujë, Fier, Mallakastër, Elbasan?

Në logjikën time mirë bën, unë do thoja, pse nuk e ka bërë më shumë. Por nëse më thoni që ky nuk ka marrë asnjë aksion politik, sepse ka dhënë dorëheqjen dhe nuk do më të jetë aty, kjo bie”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat