COVID/ Regjistrohen 11 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

COVID/ Regjistrohen 11 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus nga 357 testime të kryera në total.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 172 qytetarë aktivë me Covid19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

Fatmirësisht këtë të enjte nuk është raportuar për viktima. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 357 testime,  ka 11 qytetarë të infektuar,  nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 357 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:  7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vorë, Roskovec, Tepelenë.

Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Mars 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 357
Testime totale 2,044,941
Raste pozitive 333,708
Raste të shëruara 329,936
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Berat. 9
Fier 6
Vlorë 4
Durrës. 2
Gjirokastër. 1
Shkodër. 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat