Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

Shqipëria

Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:44
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar sot urimeve me rastin e festës së Bektashinjve.

Nga Kryegjyshata e Bektashinjve Meta uroi shqiptarët që të plotësojnë objektivat e tyre dhe të kenë besim tek e ardhmja.

“Kënaqësi e veçantë. Uroj besimtarët bektashianë dhe shqiptarët në këtë ditë kaq të rëndësishme të ekuinoksit pranveror, lindje dhe gjallërimi dhe në këtë ditë të demokracisë.

Jam shumë i lumtur që të shoh një pjesëmarrje si asnjëherë tjetër të Sulltan Novruzit në Kryegjyshatën Botërore dhe t’i përcillja urimet Baba Edmond Braimajt. Duhet të arrijmë ato objektiva dhe që kemi besim te e ardhmja. Pranverë pa të rinj nuk ka.”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat