Zjarri në pallatin tek ish-Parku i Autobusëve, apeli i Blushit: Ekipet e emergjencave civile të jenë pranë qytetarëve për të shmangur çdo pasojë

Shqipëria

Zjarri në pallatin tek ish-Parku i Autobusëve, apeli i Blushit: Ekipet e emergjencave civile të jenë pranë qytetarëve për të shmangur çdo pasojë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në një pallat pranë ish-Parkut të Autobusëve, duke i uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Ndërkohë Blushi u bën apel ekipeve të emergjencave civile që t’i qëndrojnë pranë qytetarëve me qëllim për të shmangur çdo pasojë.

“Shërim të shpejtë banorëve të lënduar sot nga zjarri në pallatin pranë ish-Parkut të Autobusave në Tiranë! 🙏

Ekipet e emergjencave civile të kryeqytetit të jenë pranë qytetarëve, me shërbim dinjitoz, për të shmangur çdo pasojë serioze në shëndetin, jetën dhe pronat e tyre”, shkruan Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat