Gazetarja Hoxha pas sulmit të Top Channel: Dëshmitarja e parë që e ka parë Pal Kolan është e traumatizuar

Shqipëria

Gazetarja Hoxha pas sulmit të Top Channel: Dëshmitarja e parë që e ka parë Pal Kolan është e traumatizuar

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:29
Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake up” në lidhje me sulmin ndaj Top Channel tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj e cila ishte e traumatizuar.

“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”, ka thënë Hoxha.

Ajo tha se mënyra se si ka ndodhur ngjarja, tregon se ka qenë një mekanizëm mafioz i organizuar.

"Përpikmëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, target e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat