“E vranë me fëmijën në krahë, ia kishin ngulur thikën në zemër”, flet fqinja e Altin Rexhës që u vra dje në Kavajë

Shqipëria

“E vranë me fëmijën në krahë, ia kishin ngulur thikën në zemër”, flet fqinja e Altin Rexhës që u vra dje në Kavajë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Fqinjët e Altin Rexhës që mbeti i vrarë pasditen e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën në Kavajë kanë folur për Abc News. Njëra prej tyre theksoi për gazetarin Leonidha Musaj se Rexha kishte prej një viti e pak që jetonte në Kavajë dhe se ishte një person shumë i mirë dhe pa probleme.

“Kishte një vit e tre muaj që jetonte këtu. Ishin njerëz të mirë. Më ka ardhur shumë keq. Ishte njeri shumë i mirë, shpirt njeriu. Edhe kur nuk e kisha mendjen, ai të thoshte ‘mirëmëngjes si je’. Punonte, bënte shtëpi. Ishte njeri familjar. E vranë me fëmijë në krahë.

Kishte ardhur nga puna, kishte marrë çunin dhe kishte shkuar në supermarket. Edhe çuni ishte traumatizuar sepse ia kishin ngulur thikën në zemër. Gruaja e tij është shumë grua e mirë. Shikonte punën e vet.”, ka thënë fqinja e tyre.

Altin Rexha mbeti i vrarë ditën e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën. Ky i fundit, teksa janë konfliktuar me fjalë, e ka goditur me thikë në prezencë të djalit të tij të mitur ndërkohë që i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Të dy nuk mundën t’i shpëtojnë plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat