Detaje/ I vunë GPS poshtë makinave duke e alarmuar, pronari flet me emra: Ja ku dyshoj

Shqipëria

Detaje/ I vunë GPS poshtë makinave duke e alarmuar, pronari flet me emra: Ja ku dyshoj

Më: 2 prill 2023 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

 Detaje të reja nga vendosja e dy pajisjeve GPS në dy automjetet e shtetasit Eris Çekani mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka (e dashura e Brianit).

Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 shtetasve të lartpërmendur.

Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti. Nga kamerat e sigurisë, është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat