Pasojat e mosndëshkimit, sociologët: Krimet që nuk zbardhen nxisin të tjera vrasje

Shqipëria

Pasojat e mosndëshkimit, sociologët: Krimet që nuk zbardhen nxisin të tjera vrasje

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Gjatë muajit mars opinion publik është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale që lanë pas viktima e të plagosur.

Ngjarje që kanë pasur motive hakmarrje, kanë nisur si konflikte të çastit e te tjera që pikënisje kanë pasur motive banale. Por mes tyre janë marrë jetë të pafajshmish.

“Shoqëria rëndohet shumë psikologjikisht sepse informacioni tashmë vjen nga të gjitha anët dhe është i shpeshtë, është i përsëritur dhe të duket sikur krimi bashkëjeton 24/24 me shoqërinë. Mendojë se njerëzit e zakonshëm, të thjeshtë, shqetësohen kur i shikojnë, ju vjen keq për familjet që preken në mënyrë tragjike dhe kërkojnë të shohin ndëshkim”, tha Entela Binjaku, sociologe.

E pikërisht mosndeshkimi çon në nxitjen e të tjerë personave të cilët ndërmarrin vepra kriminale duke menduar se edhe ata nuk do të zbulohen apo kapen nga policia.

Mendojë se ka dhe kategori njerëzish të cilët nuk stepen nga ligji, nuk shohin njerëz që ndëshkohen dhe që bëjnë sjellje të ngjashme si ata ose vepra të ngjashme si të tyre dhe në këtë rast marrin zemër, nuk ndjejnë frikë dhe i marrin jetën tjetrit”, u shpreh Entela Binjaku, sociologe

Sulmi terrorist ndaj godinës së Top Channel në orët e para të së hënës ku u gjuajt me breshëri kallashnikovi, e si pasoje humbi jetën në krye të detyrës roja i sigurisë Pal Kola, ende nuk është zbardhur.

Ndonëse kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja organet kompetente ende janë larg  zbulimit të një piste konkrete. Ndërkohë që për ngjarje të tilla është jetike zbardhja dhe arrestimi I autorëve. Lënia pa përgjegjës i nxit edhe më tej krimin dhe kriminelët që të përdorin të njëjtën mënyrë terrori apo goditje sepse janë të sigurt që të nuk do penalizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat