Plagosi me thikë në zemër 3 persona, autori jep dëshminë para hetuesve: Ja si nisi sherri në Laprakë

Shqipëria

Plagosi me thikë në zemër 3 persona, autori jep dëshminë para hetuesve: Ja si nisi sherri në Laprakë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:17
Laprakë

Altin Mergjyshi është 40-vjeçari që u arrestua ditën e sotme pasi dje në mbrëmje plagosi me thikë 3 persona në një lokal në Tiranë.

Në dëshminë e tij para hetuesve ai ka deklaruar se italianin Massimo Sorvillo e ka ndihmuar për ngritjen e një punishteje për bulmetrat.

Për këtë ai thotë se ka shkuar në Itali disa herë për të blerë pajisjet që iu duheshin dhe për t'i sjellë ato në Shqipëri. Por për këtë shërbim ai thotë se italiani nuk e ka paguar pasi e ka hequr nga puna.

Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Laprakë ai thotë se nuk ka dashur të plagosë asnjërin prej personave por shton se kishin qenë ata të cilët e kishin provokuar kur po kalonte pranë lokalit dhe më pas nisi sherri.

Rikujtojmë se të plagosur nga ky sherr mbetën shtetasit Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e tij, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj italian Massimo Sorvillo 47 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat