Inflacioni bie në 5 përqind/ Është rënia më e madhe që nga marsi i vitit të kaluar

Shqipëria

Inflacioni bie në 5 përqind/ Është rënia më e madhe që nga marsi i vitit të kaluar

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Rritja e çmimeve në mars u ngadalësua ndjeshëm.

Sipas INSTAT, muajin e shkuar inflacioni zbriti në 5.3 përqind, nga 7.1 përqind që u regjistrua në shkurt.

Kjo është rënia më e madhe që shënon inflacioni, që nga marsi i vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj, rritja e çmimeve për grupin e ushqimeve vijoi edhe në mars, kryesuar nga qumështi dhe nënproduktet e tij.

Muajin e shkuar shtrenjtë vijuan të kushtojnë edhe qiratë, mobiljet e shtëpive si edhe shërbimet në kafene e restorante.

Ndërsa çmimet në grupin e transportit njohën zbritje, ndikuar fort nga rënia e çmimit të naftës në javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat