Rihapet dosja “Habilaj”/ Kush janë personazhet e një prej hetimeve më të bujshme që tronditën qeverinë Rama në mandatin e parë

Shqipëria

Rihapet dosja “Habilaj”/ Kush janë personazhet e një prej hetimeve më të bujshme që tronditën qeverinë Rama në mandatin e parë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:35
Moisi Habilaj

Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu për gjykim në Shkallën e Parë dosjen penale ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë të grupit të akuzuar për trafikim narkotikësh nga Vlora në drejtim të Italisë.

Në dosjen e rikthyer në Shkallën e Parë, të pandehur janë shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Ata u dënuan më 18 maj 2021, me një total prej 37 vjetësh heqje lirie, ku konkretisht masat e vendosura nga gjykata ishin: 10 vjet burg për Moisi Habilajn, 9 vite burg për Nazer Seitajn dhe nga 9 vjet heqje lirie për shtetasit Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj.

Prokuroria kishte kërkuar masa më të larta dënimi me një total prej 63 vite heqje lirie ndaj tyre. Anëtarët e grupit kriminal ishin akuzuar për trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Si prova në dosjen e Prokurorisë, ishin renditur edhe përgjime të Policisë italiane të kryera ndaj anëtarëve të bandës, gjatë transportimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Episodi për të cilin janë dënuar anëtarët e bandës së Moisi Habilajt, bën fjalë për ngarkesën prej 4 tonë kanabis dhe një gomone që u gjet në banesën e Armand Koçerrit.

Të pandehurit janë gjykuar në mungesë, pasi në këtë aksion u arrestua vetëm Nezar Seiti, i cili pak muaj më vonë u ekstradua në Itali për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga autoritetet atje. Në mungesë u gjykua edhe Moisi Habilaj, i cili fillimisht u arrestua me urdhër të Gjykatës së Katanias, e cila e ka dënuar me 15.5 vjet heqje lirie si drejtues i grupit që ka trafikuar mbi 30 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali në 4 vjet.

Por gjatë kalimit të dosjes nga Gjykata e Shkallës së Parë në Apel në Itali, Habilaj u la në arrest shtëpie dhe u arratis duke humbur gjurmët. Pas vendimit të Apelit të Posaçëm në Tiranë, gjyqi ndaj tij pritet të rinisë nga e para edhe në Shqipëri, në mungesë të personazhit kryesor të akuzuar. Hetimet ndaj Moisi Habilajt u bënë shkak edhe për hapjen e dosjes ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe dënimin e tij për shpërdorim detyre me pretendimet se nuk kishte vepruar për goditjen e grupit që kultivonte kanabis në Vlorë dhe e trafikonte atë drejt Italisë pa u penguar nga Policia.

Vendim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/ a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tri veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat