“Rama kreu ndaj meje aktin e persekutimit”- Fitoi Arbitrazhin, Becchetti i drejtohet Meloni-t: Të ndërhyhet menjëherë!

Shqipëria

“Rama kreu ndaj meje aktin e persekutimit”- Fitoi Arbitrazhin, Becchetti i drejtohet Meloni-t: Të ndërhyhet menjëherë!

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:25
Edi Rama dhe Francesco Becchett

Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.

Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro.

Sipas medias italiane, biznesmeni italian i ka kërkuar kryeministres së vendit të tij, Giorgia Meloni “të ndërhyjë menjëherë që Rama dhe qeveria e tij të paguajnë dëmshpërblimin që më detyrohen”.

Ndërsa është shprehur se Rama ka kryer “ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime”.

 “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama dhe qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që më detyrohen”, ka thënë Becchetti.

Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.

Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Becchetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për pastrim parash.

Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi.

Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Westminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.

Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.

Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.

Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat