Ringjallja, si simbol i ndryshimit dhe fitores ndaj të keqes/ Pastori tregon mesazhet që sjell Pashka

Shqipëria

Ringjallja, si simbol i ndryshimit dhe fitores ndaj të keqes/ Pastori tregon mesazhet që sjell Pashka

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:24
Ringjallja, si simbol i ndryshimit dhe fitores ndaj të keqes/ Pastori tregon mesazhet që sjell Pashka

Katolikë dhe ungjillorë, sot kremtuar ringjalljen e Krishtit.

Festimet e Pashkës u mbajtën në disa qytete të vendit, por pastro Ylli Doçi dha më shumë informacione për këtë festë.

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tha se ringjallja e Krishtit është një fakt historik dhe si e tillë e bën më të madh besimin tek Jezu Krishti.

Sipas tij, humbja e shpresës dhe gëzimit tek njerëzit sot, e bën të domosdoshme nevojën për një ringritje shpirtërore ndaj dhe ringjallja është një e ardhme më e mirë.

Intervista e plotë:

Cili është mesazhi krysor që përcjell pashka, jo vetëm për të krishterët, por edhe për njerëzit e tjerë?

Pashka është deklarata e shpresës së sigurt. Pashka deklaron që Krishti u ringjall. Të gjithë duam të shohim një jetë të re jetë të ndryshuar, dhe ndaj pashka sjell një mesazh shprese,  një gjë të pamundur ndryshe. Për shkak të pashkës ne festojmë edhe krishtlindjet. Jemi të lumtur që mund të festojmë me gëzim dhe shpresëringjalljen e tij.

Shpesh është bërë thirje për një ringjallje shpirtërore nga ana e klerikëve: përse është e nevojshme të ndodhë kjo?

Bota me problemet mund të na vërë poshtë. Humbja e shpresës e gëzimit, ëndrrave që kanë në përditshmëri, ka nevojë për një ringritje shpirtërore. Ringjallaja nuk është ëndërr apo dëshirë, por është e vërtetë dhe ne na mbush me një të ardhme më të mirë.

Si është sot, sipas jush, raporti mes materiales dhe shpirtërores ndër shqiptarët?

Shqiptarët janë praktikë dhe fenë e kanë parë për të jetuar jetën në plotësinë e vetë. Nuk është cilësi e keqe, por e vërteta e botës shpirtërore nuk do dallohej nëse nuk do kishim këto ngjarje historike si Pashka dhe Krishtlindja, ku vuloset ajo lidhje me të mbinatyrshmen. Ne nuk e kemi arritur me inteligjencën tonë. Shpirtërorja është një përballje me të pamundurën tonë.

Ringjallja e tij ishte faktike dhe historike dhe ne na bën ta besojmë, ne nuk e dimë se si ai u ringjall.

Çfarë e rrezikon më shumë rikthimin tek vlerat morale sot?

Mungesa e shpresës për një jetë të mirë i bën njerëzit të kenë frikë, të jenë egoist, të mos lidhen me të tjerët me paqe dhe gëzim. Nëse ke besim në duart e perëndisë je në gjendje të dhurosh e sakrifikosh. Dashuruia ka moton të bësh për tjetrin, atë që donin të bënin për ty. Dashuria që vjen nga paqja të bën të thuash duaje tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat