Transporti publik falas/ Veliaj ironizon Këlliçin: Kjo është si ajo puna e Nastradinit

Shqipëria

Transporti publik falas/ Veliaj ironizon Këlliçin: Kjo është si ajo puna e Nastradinit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:56
Erion Veliaj

Një nga premtimet elektorale të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është që qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësi të udhëtojnë me urbanë falas, por për kryebashkiakun Erion Veliaj kjo është e parealizueshme.

Kjo është si ajo puna e Nastradinit, që tha: ‘Sa e mësova gomarin pa ngrënë, zgjati një javë, dy javë, te java e tretë ngordhi dhe nuk e di pse’. Një mënyrë për t’i bërë të gjitha falas është të mos paguajë rrogat, të mos paguajë sigurimet shoqërore, të mos paguajë sigurimet shëndetësore, ta lerë Tiranën zhul, ta bëjë çdo gjë falas, hidhi plehrat gjithandej. Por, në fund na e lanë ne faturën, se dikush duhet t’i paguajnë këto.

Programet elektorale të kundërshtarëve, për Veliajn, nuk bëjnë gjë tjetër veçse zhysin Bashkinë e Tiranës në borxhe.

Sot jemi në një moment tjetër për Tiranën, e cila nga 42 km katrorë në 2015, sot është rritur 29 herë. Por, ata që e kundërshtojnë progresin e Tiranës, vazhdojnë t’i bëjnë llogaritë me 2015-ën. Edhe pemët i llogarisin me 2015-ën, edhe kontenierët e mbetjeve i llogarisin me 2015-ën. Ata janë tetë vite mbrapa, ende nuk e kuptojnë se Tirana është rritur me 29 herë. Ne jemi tetë vjet përpara, që të sigurohemi që është 29 herë më e pastër seç ishte ajo Tirana jonë e vogël.

Gjatë prezantimit të planit për pastrimin e qytetit për 5 vitet e ardhshme, Erion Veliaj premtoi se Bashkia e Tiranës do të jetë e para që do i përgjigjet vendimit të qeverisë për rritjen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat