Ankimuan regjistrimin e kandidatit të PS për Mallakastrën, KAS rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Shqipëria

Ankimuan regjistrimin e kandidatit të PS për Mallakastrën, KAS rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Më: 10 prill 2023 Në ora: 21:06
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakstër, Qerim Ismailaj, me pretendimin se ky i fundit ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ka qenë më herët i dënuar.

Megjithatë pas shqyrtimit KAS ka marrë vendimin me shumicë votash për të mos kaluar shqyrtimin e kërkesës ankimore.

Vendimi:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat