Begaj dënon shpërthimin me tritol në mjetin e kreut të Rithemelimit për Vaun e Dejës: Përgjegjësit të vendosen para ligjit!

Shqipëria

Begaj dënon shpërthimin me tritol në mjetin e kreut të Rithemelimit për Vaun e Dejës: Përgjegjësit të vendosen para ligjit!

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:26
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar sa i përket shpërthimit në Vaun e Dejës, ku një përfaqësuesi politik iu vendos tritol në makinë gati një muaj para zgjedhjeve lokale.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj – i shqetësuar nga zhvillimet – ka dënuar dhunën, si dhe nxit institucionet të marrën masa.

Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.

Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”- tha Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat