100 milionë lekë për fushatën; grupimi i Berishës nuk përfiton nga fondi i partive

Shqipëria

100 milionë lekë për fushatën; grupimi i Berishës nuk përfiton nga fondi i partive

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

100 milionë lekë për fushatën zgjedhore. Kjo është shuma që qeveria i dha partive politike pjesëmarrëse në vendoret e majit, për të përballuar shpenzimet për fushatën elektorale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi që edhe për garën e majit, buxheti i dedikuar vetëm për fushatën zgjedhore mos të ishte më i vogël se ai për zgjedhjet e fundit parlamentare, 130 milionë lekë. Kërkesa u refuzua nga socialistët, që në fund votuan propozimin e tyre, 100 milionë lekë.

Me miratimin e buxhetit, Ilirjan Celibashit i duhet të shpërndajë lekët pa nisur zyrtarisht fushata elektorale.

Mbështetje financiare nga qeveria nuk marrin të gjitha partitë pjesëmarrëse në garën e 14 majit, por vetëm ato që në zgjedhjet e fundit kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në rang kombëtar.

Në rastin e vendoreve, llogaritja bëhet në bazë të votave të marra në këshillin bashkiak. Duke qenë se në 2019 opozita i bojkotoi ato, Ilirjan Celibashi do t’i referohet rezultatit të vendoreve të 2015-ës.

Ajo që dihet është se grupimi i Partisë Demokratike drejtuar nga Sali Berisha nuk merr asnjë lekë, çka shkaktoi edhe debat në komisionin e ekonomisë.

Përveç se kryeson koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta ka edhe çelësin e arkës, nga ku do të dalin lekët për të përballuar një pjesë të shpenzimeve të fushatës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat