“O e mjera unë”- Eksplozivi në makinën e kreut të PD, Jozefina Topalli: Fjalët nënës së tij më risillen në kokë

Shqipëria

“O e mjera unë”- Eksplozivi në makinën e kreut të PD, Jozefina Topalli: Fjalët nënës së tij më risillen në kokë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:32
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas shpërthimit me tritol të ndodhur mëngjesin e sotëm në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Topalli shkruan se fushata është çelur me tritol duke e cilësuar të sotëm një ditë të zezë në historinë e politikës në vendin tonë.

“Fushata eshte çelur me tritol! Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij  ka respektin e zones. Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht  nuk ka lidhje  me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd ! Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.

Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin  e pau te shpertheje makina ku ishte i biri.

Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here… Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot. Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone. Si ne Afganistan”, shkruan Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat