Ambasadorja Kim takohet me Inspektorin e Lartë, Artur Metani: SHBA do të vazhdojë të mbështesë forcimin e institucioneve të drejtësisë

Shqipëria

Ambasadorja Kim takohet me Inspektorin e Lartë, Artur Metani: SHBA do të vazhdojë të mbështesë forcimin e institucioneve të drejtësisë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:51
Foto nga

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yuri Kim, përmes një statusi në Twitter, ku shprehet se SHBA do të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë të Shqipërisë, për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

Kujtojmë se Kim ka zhvilluar takime të shpeshta me përfaqësues të lartë të drejtësisë shqiptare.

Kjo me qëllim përfundimin sa më shpejtë të Reformës në Drejtësi, duke i inkurajuar ata që të godasin krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat