A mund të rishikohet “non-grata” e Berishës? Escobar: Pozicioni ynë shumë i qartë, përfaqëson të shkuarën

Shqipëria

A mund të rishikohet “non-grata” e Berishës? Escobar: Pozicioni ynë shumë i qartë, përfaqëson të shkuarën

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:46
Sali Berisha

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar ka deklaruar sot se pozicioni i SHBA për Sali Berishën është shumë i qartë.

Escobar u pyet nga Grida Duma në “Top Story” nëse ka ndonjë mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata, por Escobar mohoi. Ai tha se Berisha përfaqëson të shkuarën.

Zyrtari amerikan tha se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe jo të tërhiqet nga e shkuara, term me të cilin identifikoi edhe Berishën.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat