Si e shihni klimën politike në prag të zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Presidenti

Shqipëria

Si e shihni klimën politike në prag të zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Presidenti

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:15
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Ndërkohë që kemi hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore dhe situate politike pritet që të jetë e nxehtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pyetur nga gazetarët në Korçë, si e shikon ai klimën politike në vend.

Kreu i Shtetit ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë që ‘sot është një ditë feste dhe nuk duhet ta prishim këtë atmosferë’.

Pyetje: Si e shihni klimën politikë?

Begaj: Kjo është një festë dhe mos ta prishim atmosferën  e festës. Gëzuar pashkët!

Ndërkohë Presidenti uroi të gjithë besimtarët ortodokse për festën e Pashkës.

Uroj për të gjithë shqiptarët që kjo pashkë ardhtë e mbarë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve”, tha ai per gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat