“Të fortët” në zgjedhje, Arjan Çani: Prirje për të ndikuar në Elbasan

Shqipëria

“Të fortët” në zgjedhje, Arjan Çani: Prirje për të ndikuar në Elbasan

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:17
Arian Çani

Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se ndërhyrja e të fortëve në zgjedhje ka prirje për të ndikuar në rezultatin e Elbasanit.

I ftuar në “Top Story”, ku po flitej për sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” për zgjedhjet vendore të 14 majit në Elbasan, Çani shprehet i bindur se “të fortët” e dinë se ku është pjesa delikate dhe do shkojnë dhe veprojnë për të ndryshuar 3-4% të votave të nevojshme për të diktuar rezultatin.

Ndërhyrja, thotë ai, mund të realizohet përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit.

Pjesë nga debati:

Çani: E vetmja gjë që unë nuk kuptoj në këtu është…. Sigurisht, ky sondazh nuk merr parasysh edhe ndërhyrjen e të fortve në zgjedhje. Se duhet shpjeguar një gjë, në nuk dim se kush i kontrollon sot të fortët e Elbasanit. Ata që përveçse bëjnë sherre dhe vrasin njeri-tjetrin, sigurisht që thirren edhe nga politika dhe për të ndërhyrë në zgjedhje.

Duma: E pranon zoti Noka që ka lidhje me të fortët e Elbasanit.

Noka: Unë skam punë me asnjë. Pse? Unë o marrë votë qytetari, se për votë të fortësh unë kurrë nuk kam kërkuar dhe as kam ndër mend.

Çani: Në disa zona të Shqipërisë ne e dimë që veprojnë të fortët… Unë nuk jam person që merrem me kronikën e zezë, por Elbasani e dimë që ka një background. Kjo është e vërteta përtej të gjithave.

Duma: Njerëzit mundet që në disa zona të Shqipërisë që ne e njohim nga kënde të ndryshme politikën dhe votimin, ta dinë se ku influencojnë grupet kriminale. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të qartë për disa gjëra. Pse nuk e dinë elbasanllinjtë se ku influencohet, shkaqet e presionit, tensionet e grupeve janë aty. I dinë ata.

Çani: Dhe unë kur flas nuk flas për qytetarët. Të fortët kur ndërhyjnë në zgjedhje nuk ndërhyjnë tek qytetarët e thjeshtë. Ata e dinë se ku është pjesa delikate dhe aty shkojnë dhe veprojnë. Ose përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit. Tani unë nuk jam arrogant të them po bëjnë vjedhje massive. Jo, këtu mjafton që 3-4%, madje në bazë të shifrave edhe 2% të ndryshosh dhe e merr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat