“Konsideroj se Ervis Martinaj është gjallë”- Eksperti i sigurisë bën deklaratën e fortë

Shqipëria

“Konsideroj se Ervis Martinaj është gjallë”- Eksperti i sigurisë bën deklaratën e fortë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 00:46
Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa hodhi dyshimet se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë, për aq kohë sa nuk ka një viktimë.

I ftuar në “Panorama TV”, Softa u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale, vendosje e tritolit në banesën e babait të Leonard Dukës, apo edhe ajo në Don Bosko, nëse vërtetohen se janë bërë në shenjë hakmarrje nga grupi i Martinajt, atëherë kemi një gjallërim të këtij grupit.

“Për aq kohë sa nuk ka viktimë unë e konsideroj Martinajn gjallë. Për aq kohë sa grupet e Martinajt apo personat rreth tij kryejnë atentate, nëse edhe kjo e fundit vërtetohet që ka përfshirje të këtyre personave do ta lidhim edhe me ngjarjen në Don Bosko kur sulmi ishte me autorë kundërshtar të grupit të Martinajt, atëherë tregon se ka një gjallërim të grupit të Martinajt dhe ose ky grup drejtohet nga ai ose nga persona të tjerë. Por ato janë sulme që vijnë për shkak të aktiviteteve të paligjshme që kanë bërë, por sidomos për hakmarrje”, u shpreh Softa.

Softa u shpreh se Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë, i pasuri financiarisht, me aftësi dhe mençuri. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, u shpreh eksperti i sigurisë, të gjithë këto ngjarje janë hijë të tij ose të grupit të tij të frikshëm.

“Është një person me shkallë të lartë rrezikshmëri, shumë i pasur me financa, me aftësi dhe mençuri, por edhe ai ka kundërshtarët e tij, grupet e tjera dhe kanë qenë të interesuar për eliminimin e tij. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, këto vazhdojnë të jenë hije të tij dhe grupi i tij është i frikshëm”, tha ndër të tjera Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat