“Në jug, po terrorizon qytetarët”- Berisha akuza: Mirela Kumbaros i del emri në shumë afera!

Shqipëria

“Në jug, po terrorizon qytetarët”- Berisha akuza: Mirela Kumbaros i del emri në shumë afera!

Më: 24 prill 2023 Në ora: 13:01
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama se me anë të policisë bashkiake po terrorizon qytetarët në jug të Shqipërisë.

Ai gjithashtu denoncoi ish-ministren Mirela Kumbaro, duke thënë se emri i saj del në shumë afera.

Ndërsa theksoi se “Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin”.

Sali BerishaKonstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.

Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.

Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës.

Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike. Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik. Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal.

Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat