“Rama po përdor çdo formë joligjore për të ‘goditur’ kundërshtarët”/ Ina Zhupa: Vendosja e Ballukut në krye të Task-Forcës është shkelje!

Shqipëria

“Rama po përdor çdo formë joligjore për të ‘goditur’ kundërshtarët”/ Ina Zhupa: Vendosja e Ballukut në krye të Task-Forcës është shkelje!

Më: 24 prill 2023 Në ora: 16:25
Deputetja e PD, Ina Zhupa

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një intervistë për Panorama TV tha se vendosja e Belinda Ballukut në krye të Task-Forcës që do monitorojë socialistët që të mos përdorin administratën për zgjedhje është shkelje nga ana e qeverisë.

Zhupa tha se në këtë fushatë zgjedhore për 14 majin, po qeveria Rama po shkel kodin elektoral pasi kryeministri e ka angazhuar dhe administratën publike me kërcënimin se do largohen nga puna në rast mospjesëmarrje.

Sakaq shtoi se posterat e kryeministrit në çdo cep të kryeqytetit po ashtu është një tjetër shkelje, si dhe Rama po përdor çdo formë joligjore për të ‘goditur kundërshtarët.

Pjesë nga intervista:

“Organi kryesor që shkel ligjin dhe e përdor administratën është pikërisht qeveria. Ngritja e një Task Force nuk do të thotë asgjë më shumë se centralizimi, mjafton të shikoni sot mesazhet e dala nga Blendi Klosi, që administrata të merrte parasysh votat që do të dilnin. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit, dhe Kodit elektoral. Edi Rama ka angazhuar nga administrate publike. Takimet bëhen të gjitha me detyrim, ndryshe pushohen nga puna”.

Do vazhdoni t’i denonconi shkeljet?

Po unë ndodhem në Sarandë dhe ne po denoncojmë nga dega lokale të gjitha rastet, për t’ia bërë të ditura dhe institucioneve. Ato që lidhen me mafien e ndërtimeve, lidhur me lejet dhe i kanë kërcënuar biznes mbi biznes për t’i marrë votën. Kandidatë që ata kanë vendosur janë të importuar, nuk ia kanë pranuar as strukturat e PS, vetëm për të marrë votën.

Posterat dhe banerat të Ramës, kemi të bëjmë me shkelje të Kodit Zgjedhor?

Po të lexoni raportin e ODIHR, një nga problematikat ishte pikërisht përdorimi i gjuhës së urrejtjes që i bënte personazheve politike. Frika që ka Rama e bën të përdorë çdo formë joligjore. Slogani i Ramës është autogoli i tyre, pasi kandidatët tanë janë zgjedhur nga qytetarët dhe i përgjigjen kërkesave të tyre.

Deklaratën e Ramës që nuk do zërë postin e kryebashkiakut?

Janë deklarata të dënueshme, pasi Rama ka kompetencat e veta dhe paratë janë të taksapaguesve shqiptarë, dhe ka ligje ky vend dhe e shikoj thjesht frikë. Ishte mësuar me një pushtet të centralizuar dhe frika që do të ketë një humbje masive e ka bërë që të ketë këto lajthitje, që nuk do respektojë ligjin.

A janë diskriminuese këto deklarata, të hetohen?

Sigurisht që duhen hetuar pasi janë problematika në shkelje të ligjit, dhe janë të pavërteta të mëdha. Pasi në momentin që kryebashkiakët do qeverisin në funksion të qytetarëve kur të marrin pushtetin, sipas ligjeve dhe rregullave. Nuk mundet t’i tjetërsojë Rama, sado pak nga vota refuzuese masive. Ata deshën ta asgjësonin opozitën, që të bënin zgjedhje të ngjashme me ato të 2019, ne jemi të parët në zgjedhjen e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat