Kryebashkiaku i Kavajës shpall tenderin me vlerë 2 mln euro për rikonstruksionin e një kopshti

Shqipëria

Kryebashkiaku i Kavajës shpall tenderin me vlerë 2 mln euro për rikonstruksionin e një kopshti

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali ka hapur një tender i cili ngre dyshime për abuzim.

Ditën e djeshme Bashkia e Kavajës ka çelur tenderin për rikonstruksionin e një Kopshti e Çerdhe në Golem. Sipas buletinit numër 36 të Prokurimeve Publike të siguruar nga Panorama TV, fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë rikonstruksion është mbi 2 miliardë lek, ose për ta kuptuar më thjeshtë 2 milionë euro.

Sipas detajeve specifike bëhet fjalë për rikonstruksion dhe jo ndërtim. Ndërsa ky tender zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Ajo që tërheq vëmendjen është vlera e lartë e fondit limit për rikonstruksionin.

Krahasimi mund të bëhet me shkollat që ndërton Bashkimi evropian në Shqipëri. Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë  duke rindërtuar disa shkolla. Sipas raporteve te delegacionit te BE ne Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro. Ndërkohë Bashkia e Kavajës duket se ka standarde edhe më të larta se Bashkimi Europian, pasi rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe e bën me 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat