“Rama hodhi në erë pronat e pronarit të News24, synimi ishte të falimentonte mediat”- Berisha denoncon: Gjobat arrijnë deri në 300 mln euro

Shqipëria

“Rama hodhi në erë pronat e pronarit të News24, synimi ishte të falimentonte mediat”- Berisha denoncon: Gjobat arrijnë deri në 300 mln euro

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se gjobat që Rama ka vendosur ndaj mediave arrijnë deri në 300 mln euro. Duke marre rastin e shembjes së “Prestige Resort”, Berisha u shpreh se synimi ishte falimentimi i mediave në pronësi të “Hysenebelliu Group”

“Ky ka thyer çdo ligj, vetëm nga mediat., nga News24 dhe Ora News gjoba mund të arrijë 300 mln euro. Ka konfiskuar Ora News në kundërshtim me cdo ligj. Ka hedhur në herë pronat e pronarit të News24, akte të cilat nuk i kryen kurrë një njeri normal, por i kryen një njeri që nuk  kontrollon shpërthimin e urrejtës së tij patologjik.

I kryen një njeri që nuk kontrollon dot fjalën e lirë. Nuk është rasti, por do të kujtoj takimin  e famshëm në pallatin presidencial të gazetarëve me zonjë Rama, kur u tha me ato shkrimi sikur i fusni gjilpëra helmi burrit tim. Kjo është e vërteta, shkrimet kundra le të jenë, askush nuk i pëlqen, por po të jesh në politikë do jesh i përgatitur. Ftesa dhe fjalimi ishte që po ma helmoni burrin me shkrime. Prandaj mbyllen mediat.

Nuk ka ndodhur kurrë, tre televizioni. Edhe hedhja në erë e pronave ka një synim, falimentimin e tij, të një grupi mediatik nga më të mëdhenjtë në vend”, tha Berisha ne nje konference me gazetaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat