Qëlloi me armë pas konfliktit me një grup të rinjsh, merret vendimi drastik për autorin

Shqipëria

Qëlloi me armë pas konfliktit me një grup të rinjsh, merret vendimi drastik për autorin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Zbardhen detajet e reja nga konflikti mes disa të rinjsh pranë spitalit Nënë Tereza. Ngjarja ndodhi gjatë natës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 37-vjeçari me inicialet Xh. C., ndërsa është sekuestruar dhe një pistoletë.

Shtetasi me inicialet Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat