“Berisha, fosile e politikës”, kandidatja e Vaut të Dejës: “Foltorja” trysni ndaj demokratëve

Shqipëria

“Berisha, fosile e politikës”, kandidatja e Vaut të Dejës: “Foltorja” trysni ndaj demokratëve

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:14
Enkelejd Alibeaj

Jo pak herë në këtë fushatë jo dhe aq të zakontë të demokratëve, Klomentina Drini, kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës, ka folur për trysni dhe presione ndaj saj. Edhe këtë takim me demokratë këtë të martë, kandidatja e nisi me këtë.

“Jemi ne nje trysni shume te forte dhe njerezit nuk mund te dalin te takojnë kandidatët dhe të dëgjojnë programet e tyre”

Megjithatë saktësoi se tërheqje nuk ka, siç ndodhi në radhët e kandidatëve demokratë, në momentin e zyrtarzimit.

 “Une betohem ne Zot se nuk do kem asnje marrvehsje per terheqje”

Enkelejd Alibeaj e prezantoi PD-në e tij si alternativë e re për qytetarët, duke i vendosur në një emërtëse të përbashkët krerët e tjerë të politikës.

“33 vite ku këta fosile të politikës, njeri prej 98, 2 tjeter në 2000 dhe ne 90. Jane ata që janë ulur kembekryq këtu per të marrë peng fatet e shqiptarëve. Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte”

Vijoi më tej, vetëm me Berishën.

 “Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka cuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik”

Në fund, Alibeaj kërkoi votën e qytetarëve, sic tha ai, për të ardhmen e vendit. Grupi i tij, u shpreh, se ka eksperiecën dhe enegjinë e duhur për të bërë ndryshime positive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat