Dita Botërore e Melanomës, mjekja thirrje qytetarëve: Shmangni ekspozimin ne diell, ja kush janë më të rrezikuarit

Shqipëria

Dita Botërore e Melanomës, mjekja thirrje qytetarëve: Shmangni ekspozimin ne diell, ja kush janë më të rrezikuarit

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:39
Sidita Boriçi

Dy maji njihet si Dita Botërore e Melanomës, e njohur gjerësisht si kanceri i lëkurës. Zakonisht, kjo sëmundje është e përhapur te grupmoshat e reja, por me shtimin e jetëgjatësisë, ajo po gjen terren edhe te më të rriturit. Mjekja Sidita Boriçi tregon se melanoma mund të trajtohet me sukses nëse kapet në kohë, ndërsa shkaqet janë disa, duke nisur nga komponenti gjenetik e deri te ekspozimi i tepërt në rrezet e diellit, ndërsa shpjegoi se kur qytetarët duhet të ndihen të shqetësuar.

Duke qenë se jemi në prag të muajve të verës, mjekja bëri thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në rrezet e diellit, gjatë orareve të pikut, si dhe të aplikojnë sistematikisht kremra për lëkurën, në mënyrë që të shmangim çdo risk.

Për fat të mirë në Shqipëri ecuria e personave të prekur nga melanoma janë me ritme të ngadalta, me 5 pacientë të rinj çdo vit, ku rastet e fataliteteve janë shumë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat