Testohet votimi elektronik/ Vora, Kamza dhe Elbasani janë bashkitë që do shpallin të parat rezultatin

Shqipëria

Testohet votimi elektronik/ Vora, Kamza dhe Elbasani janë bashkitë që do shpallin të parat rezultatin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Janë 310 mijë e 846 zgjedhës në të terja bashkitë, ku do të zbatohet teknologjia që vullnetin e tyre politik do ta shprehin përmes kësaj pajisje.

I gjithë procesi i votimit kryhet vetëm me një të prekur të ekranit. Në fshehtësi të plotë, zgjedhësit do t’i shfaqen njëra pas tjetrës dy fletët e votimit, e para ajo për kandidatët për kryebashkiakë dhe më pas e dyta për këshillat bashkiakë. Jo vetëm koha e votimit është e shkurtër, në më pak se 3 minuta, por edhe rezultati i zgjedhjeve që do të dalë nga këto pajisje, do të jetë i shpejtë. Pas mbylljes së qendrave të votimit, në më pak se një orë, qytetarët dhe partitë politike do të njihen me tre fituesit e parë të vendoreve të majit.

Ne synojmë që brenda 30 minutave pas mbylljes së procesit të votimit të kemi rezultatin paraprak për bashkinë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit.

Për më të moshuarit, që ndoshta me teknologjinë nuk janë aq familjar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndjekë të njëjtën praktikë të dy proceseve të kaluara zgjedhore. Njëri prej administratës së saj do t’ua lehtësojë procesin e votimit, duke i orientuar në distancë për hapat që duhet të ndjekin.

Për ta mbështetur me suport teknik për përdorimin e pajisjes. Është i vendosur në një mënyrë të tillë që nuk merr asnjë lloj informacioni pamor mbi zgjedhjen që do të bëjë votuesi.

Në simulimin e votimit dhe numërimit elektronik, i vetmi nga partitë politike që ishte aty për të ndjekur atë ishte përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Daljen para mediave, Ilirjan Celibashi e shfrytëzoi edhe një herë për t’u thënë partive të caktuara politike, që të mos përhapin lajme të pavërteta se teknologjia nuk garanton fshehtësi.

Garancia është e plotë 100%. Kushdo që thotë të kundërtën është thjesht dhe vetëm një spekulant politik dhe që kërkon të përfitojë politikisht në raport me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat